Manastir / Lazim Destani merr pjesë në festën e Ditës së Alfabetit

Manastir / Lazim Destani merr pjesë në festën e Ditës së Alfabetit

Në atmosferë festive, me këngë e valle tradicionale shqiptare, në Manastir u shënua 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në këtë qytet në Pallatin e Kulturës u mbajt koncerti “Mora udhë kah Manastiri”, i cili bëri bashkë në një skenë tri ansamblet kombëtare nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria.

Manastir / Lazim Destani merr pjesë në festën e Ditës së Alfabetit

Në këtë aktivitet, të organizuar me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit, të shumtë ishin pjesëmarrësit e ardhur nga të gjitha trojet shqiptare e nga diaspora, në mesin e të cilëve, edhe personalitete të larta shtetërore nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Kosova.

Manastir / Lazim Destani merr pjesë në festën e Ditës së Alfabetit

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Lazim Destani shprehet:

Plot emocion e krenari më solli pjesëmarrja dje në aktivitetet mbresëlënëse në qytetin e bukur të Manastirit me rastin e shënimit të 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit.
22 Nëntori i vitit 1908 është një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Në këtë qytet historik të vendit tonë, nga të gjitha trojet etnike u mblodhën së bashku atdhetarët tanë mendjendritur dhe i vunë themelet e njësimit të shkrimit të gjuhës shqipe, duke zgjedhur alfabetin latin për gjuhën tonë të bukur shqipe.

Me arritjen dje në Manastir, fillimisht pata kënaqësinë të realizoj një vizitë te Muzeu i Alfabetit ku gjeta pritjen vëllazërore dhe shoqërimin nga drejtori i këtij muzeu, z. Nuer Arsllani dhe stafi i këtij institucioni. Pas vizitës këtu, aktivitetet qendrore vijuan me ndjekjen e programit kulturoro-artistik që u mbajt në Pallatin e Kulturës në Manastir. Ishte ky një koncert festiv që bashkoi artistë, studiues si dhe personalitete nga jeta publike dhe institucionale.

Në sallën e stërmbushur të këtij pallati, me një audiencë nga të gjitha trojet tona e nga diaspora, atmosferë jashtëzakonisht të bukur festive sollën së bashku tre Ansamblet tona të Këngëve e Valleve Kombëtare, ai i Shqipërisë, i Kosovës dhe i Maqedonisë së Veriut, duke i dhuruar kësaj feste kombëtare respektin dhe nderimin e merituar.

Ngjarjet e këtilla na rikujtojnë se kur jemi bashkë rreth vlerave tona më të shenjta, dimë të lëmë gjurmë të pashlyeshme në histori. Le të shërbejë kjo festë si frymëzim i ri që ta duam, ta ruajmë dhe ta pasurojmë gjuhën tonë shqipe brez pas brezi.
Gëzuar Dita e Alfabetit!   

Manastir / Lazim Destani merr pjesë në festën e Ditës së Alfabetit
Next
Next

Lazim Destani uron popullin e Kosovës për zgjedhjen e Presidentes së vendit