Cyrih / Lazim Destani merr pjesë në mbrëmjen tematike kushtuar çështjes çame
Me aktivitete të natyrave të ndryshme, diaspora shqiptare në vazhdimësi po e dëshmon rolin e saj të rëndësishëm e shumëdimensional. Nën organizimin e Lidhjes Shqiptare në Botë (LShB) në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini”, kësaj radhe në Cyrih të Zvicrës u mbajt mbrëmja tematike “Çështja Çame: Histori, të Drejtat e Njeriut dhe Dialog”.
Tropojë / Lazim Destani merr pjesë në Konventën Euro-Ballkanike të Alpeve
Lazim Destani merr pjesë në ngjarjen, “Konventa Euro-Ballkanike e Alpeve” – Valbonë, që u mbajt më 15-16 Maj në Luginën e Valbonës, Bashkia Tropojë.
Me moton “Zhvillimi dhe Integrimi i Alpeve”, kjo Konventë shënon një moment historik për Shqipërinë dhe rajonin pasi kjo është veprimtaria e parë dhe e vetme e këtij lloji në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor.
Prishtinë / Lazim Destani merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B
Nën organizimin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, qindra biznese nga diaspora dhe trojet shqiptare u bashkuan në Prishtinë. Konferenca i zhvilloi punimet për dy ditë me radhë, 15 dhe 16 Maj, ndërsa si qëllim kishte krijimin e lidhjeve të reja ekonomike si dhe forcimin e rrjetëzimit mes bizneseve shqiptare nga e gjithë bota.
Dyzeldorf / Lazim Destani, në panelin me temë: “Mundësitë e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut
Lazim Destani merr pjesë në panelin e diskutimit me temë: „Mundësitë e Investimeve të Huaja në Maqedoninë e Veriut“. Ky panel u mbajt në Dyzeldorf, organizuar nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Klubin Ekonomik të Dyseldorfit.
Tiranë / MBYLLI PUNIMET SAMITI IV I DIASPORËS SHQIPTARE
Punimet e samitit vijuan në panele tematike të përqendruara në fusha me rëndësi të veçantë, si: ‘Diaspora dhe integrimi europian’, ‘Turizmi dhe diaspora’, ‘Sporti dhe diaspora’, ‘Diaspora mbarëshqiptare: A po bëjmë çfarë duhet bashkërisht?’ si dhe ‘Strategjia e Diasporës 2026–2030’, duke sjellë në vëmendje sfidat dhe mundësitë konkrete për zhvillim.
Tiranë / Lazim Destani merr pjesë në Samitin e IV të Diasporës
Samiti i IV i Diasporës bëri bashkë në Tiranë përfaqësues të një kombi të shtrirë në rajonin e Ballkanit si dhe përfaqësues të mërgatës shqiptare që jeton në shumë vende të botës. Këta të gjithë u bënë bashkë në një sallë të madhe ku rreh një zemër e madhe. Një zemër që e bën këtë qytet më shumë se kryeqytetin e Shqipërisë, e bën një shtëpi të përbashkët për të gjithë shqiptarët.
Dyzeldorf / Lazim Destani, në darkën e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane
Lazim Destani mori pjesë në darkën e organizuar nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Düsseldorf, duke u bashkuar me përfaqësues të rëndësishëm të biznesit dhe akademisë në një mbrëmje që theksoi bashkëpunimin dhe lidhjet e diasporës.
Tetovë / Lazim Destani e pret për vizitë Presidentin Rexhep Meidani
Në zyrat e kompanisë së tij në Tetovë Lazim Destani e ka pritur për një takim miqësor ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani. Në këtë vizitë profesori Meidani ishte i shoqëruar nga i biri, Denion Meidani, Ambasador i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Lazim Destani merr pjesë në shënimin e 31 vjetorit të Universitetit të Tetovës
Përmes një akademie solemne Universiteti i Tetovës sot shënoi 31-vjetorin e themelimit. Në kuadër të ceremonisë së këtij përvjetori, titulli Doctor Honoris Causa i është akorduar ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani.
Tetovë / Lazim Destani dhe Bilall Kasami, nikoqirë të autoriteteve rajonale të futbollit
Lazim Destani në bashkëpunim me kreun e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i kanë pritur në Tetovë kryetarët e federatave të futbollit, Masar Omeragiq – kryetar i FFM, Armand Duka – Zv.President i UEFA-s njëherit dhe President i Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe Agim Ademi – Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Tiranë / Lazim Destani, në pritjen shtetërore me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë.
Me ftesë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Lazim Destani mori pjesë në Pritjen Shtetërore të organizuar nga Institucioni i Presidencës i Republikës së Shqipërisë. Kjo ceremoni për shënimin e 113 vjetorit të Ditës së Pavarësisë që u mbajt në Pallatin e Brigadave mblodhi së bashku krerët e vendit, ministra, deputetë si dhe personalitete të shquara të jetës politike e shoqërore nga të gjitha trojet shqiptare.
Kukës / Lazim Destani nderohet me titullin “Çelësi i Qytetit” të Kukësit
Me datë 7 Nëntor, Lazim Destani mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Shqiponjës monumentale në hyrje të qytetit të Kukësit. Këtë vepër arti Lazim Destani ia dhuroi Shqipërisë në vitin 2012 me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit. Shqiponja monumentale për disa vite qëndroi krenare në hyrje të Tiranës, ndërsa u hoq nga aty për shkak të punimeve në Unazën e Madhe. Tashmë kjo vepër arti qëndron e denjë e krenare në hyrje të qytetit të Kukësit.
Cyrih / Lazim Destani, në takim me komunitetin e diasporës sonë në Zvicër
Lazim Destani ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga veprimtarët e diasporës shqiptare në Zvicër. Në këtë takim të mbajtur në Cyrih ishin mbledhur bashkë afaristë, profesorë, shkencëtarë e letrarë, si dhe aktivistë të shumtë nga komuniteti shqiptar në këtë vend. Ishte ky një takim i radhës në vazhdën e takimeve të kohëpaskohshme të organizuara nga diaspora shqiptare në shtetin Helvetik.
Dyzeldorf / Lazim Destani merr pjesë në shënimin e 26 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe në Forumin Ekonomik, Kosovë - NRW
Nën organizimin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Dyzeldorf është shënuar 12 Qershori, Dita e Çlirimit të Kosovës. Kjo ngjarje në Dyzeldorf të Gjermanisë i bëri bashkë autoritete të Republikës Federale të Gjermanisë e të Republikës së Kosovës, Konsuj të vendeve të tjera, veteranë të UÇK-së e familjarë të dëshmorëve, si dhe personalitete nga diaspora shqiptare.
Dubai / Lazim Destani priti Ambasadorët shqiptarë në Emiratet e Bashkuara Arabe
Në zyrat e kompanisë Ecolog International në Dubai, Lazim Destani dje i ka pritur tre Ambasadorët shqiptarë të akredituar në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Abdylkadër Memedi, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Ridi Kurtezi dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës Xhabir Hamiti. Gjatë këtij takimi miqësor, ata gjithashtu kanë diskutuar edhe për aspekte ekonomike duke vënë theksin te mundësitë për investime kapitale nga EBA në Shqipëri, Kosovë e në Maqedoninë e Veriut.
Tetovë / Universiteti i Tetovës nderon Lazim Destanin me çmimin kombëtar ”Fadil Sulejmani”
Në kuadrin e shënimit të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe Shkollës Shqipe, Universiteti i Tetovës nderon filantropin Lazim Destani me Çmimin Kombëtar “Fadil Sulejmani”. Ky çmim, që mban emrin e themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, është një vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm që Lazim Destani ka dhënë për arsimin si dhe për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik e shoqëror të vendit.
Prishtinë / Lazim Destani, në Akademinë Përkujtimore “Epopeja e Nokshiqit” 1879-1880
Në Prishtinë shënohet 145-vjetori i Betejës së Nokshiqit dhe betejave heroike që zhvilluan luftëtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në mbrojtje të Plavës e të Gucisë nga hordhitë pushtuese malazeze.
Prishtinë / Lazim Destani, në ceremoninë shtetërore për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Më 17 shkurt 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Ashtu si në përvjetorët e kaluar, e gjithë Kosova me dinjitet e krenari e festoi këtë datë historike për vendin.
Gjermani / Intervistë e Lazim Destanit, flet për votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në Republikën e Shqipërisë
Si anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, Lazim Destani dje ka dhënë një intervistë për Diaspora Today - një platformë informimi me qendër në Gjermani. Ai ka folur për rëndësinë e votës së emigrantëve (shtetas të Republikës së Shqipërisë) në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit.
Tiranë / Mbahet Takimi i katërt Vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës
Në kuadër të Ditëve të Diasporës, si dhe për të kremtuar Ditën Kombëtare të Diasporës Shqiptare, 18 dhjetor, nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, u realizuan një seri aktivitetesh të organizuara nga Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD), të cilat kishin në fokus nderimin dhe vlerësimin e rolit të jashtëzakonshëm të diasporës në kultivimin e identitetit kombëtar.
