Tetovë / Lazim Destani dhe Bilall Kasami, nikoqirë të autoriteteve rajonale të futbollit

Tetovë / Lazim Destani dhe Bilall Kasami, nikoqirë të autoriteteve rajonale të futbollit

Lazim Destani në bashkëpunim me kreun e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i kanë pritur në Tetovë kryetarët e federatave të futbollit, Masar Omeragiq – kryetar i FFM, Armand Duka – Zv.President i UEFA-s njëherit dhe President i Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe Agim Ademi – Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Autoritetet e futbollit fillimisht janë pritur në zyrën e kreut të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Temë kryesore e këtij takimi ishte ndërtimi i stadiumit të qytetit, për të cilin tashmë kanë nisur punimet. Ky projekt po realizohet në saje të bashkëpunimit mes Grupacionit Ecolog të familjes Destani dhe Komunës së Tetovës.

Me mbarimin e takimit në Komunë, të gjithë së bashku realizuan një vizitë te kantieri i ndërtimit ku u njohën nga afër me ecurinë e punimeve për ngritjen e stadiumit të ri.

Me mbarimin e takimit në Komunë, të gjithë së bashku realizuan një vizitë te kantieri i ndërtimit ku u njohën nga afër me ecurinë e punimeve për ngritjen e stadiumit të ri.

Pritja në Tetovë e autoriteteve të futbollit u përmbyll me një darkë solemne të shtruar nga Lazim Destani në ambientet e kompanisë Ecolog.   

Për mediat që i ndoqën këto aktivitete z. Kasami tha, - Ne jemi sot  këtu  për një projekt të përbashkët, për një projekt që tashmë po e realizojmë dhe besojmë se me mbarimin sa më shpejt të punimeve, Tetova do të jetë një qendër e rëndësishme futbolli ku denjësisht do të shpërfaqen emocionet e futboll-dashësve.

Në prononcimin e tij z. Destani tha, - Realizimi i këtij projekti është rezultat i bashkëpunimit të mirëfilltë që ne kemi me drejtuesit e Komunës së qytetit tonë

Në prononcimin e tij z. Destani tha, - Realizimi i këtij projekti është rezultat i bashkëpunimit të mirëfilltë që ne kemi me drejtuesit e Komunës së qytetit tonë. Në bisedat tona fillestare ka qenë në pyetje nëse do ta rinovojmë stadiumin ekzistues apo ta rënojmë të vjetrin dhe të ndërtojmë stadium të ri. Dëshira ime ishte varianti i dytë, pra ta nisim nga themeli e ta bëjmë një stadium të ri me pamje moderne dhe sipas standardeve për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Kjo dëshirë mu plotësua dhe tash dua që këtë projekt ta shikoj të përfunduar sa më shpejt, madje para afatit të paraparë. Pra të bëhet realitet ëndrra e rinisë sonë, ëndrra e futboll-dashësve të shumtë.

Zv.Presidenti i UEFA-s z. Duka tha, - Është një projekt i bukur që besoj dhe jam shumë i bindur që do shkojë përpara me bashkëpunimin shumë të mirë, le të themi, të tre faktorëve dhe aktorëve, kryetarit të Komunës, Kompanisë Ecolog dhe me mbështetjen e Federatës së Futbollit, pse jo nëpërmjet projekteve të UEFA-s. Ne kemi një projekt që quhet Hat Trik i cili mbështet projektet zhvilluese të Federatave nacionale dhe besoj që nëpërmjet  Federatës së Maqedonisë së Veriut dhe zotit Masar do ta shfrytëzoj këtë për ta mbështetur edhe këtë projekt. Uroj që sa më shpejt të jemi këtu për të parë ndeshje futbolli në një stadium të ri të kategorisë së katërt, të vlefshëm për çdo lloj aktiviteti ndërkombëtar. Pse jo Shkëndijën e Tetovës, jo vetëm në grupet e Konferencë Liga por ta shohim edhe më lart, në Ligën e Kampionëve, dhe Kombëtaren e Maqedonisë ta shohim këtu.

Tetovë / Lazim Destani dhe Bilall Kasami, nikoqirë të autoriteteve rajonale të futbollit

Ndërsa kryetari i FFM, z. Omeragiq për mediat tha, - Shikoj që projekti shkon me tempo të shpejtë dhe shpresojmë se për një vit e gjysmë projekti do të përfundojë. Tetova është qendër e futbollit dhe Shkëndija është kampioni aktual, pra një qytet që jep kampion. FFM do të përfshihet në mbështejte të këtij projekti duke siguruar për stadiumin e ri 10 mijë ndenjëse si dhe mbulesën e tribunave të stadiumit.

Tetovë / Lazim Destani dhe Bilall Kasami, nikoqirë të autoriteteve rajonale të futbollit

Lidhur me këtë takim, ja se ç’shkruan Lazim Destani në llogarinë e tij në Facebook:

Dje, në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, patëm nderin e kënaqësinë t’i presim në një takim pune Nënpresidentin e UEFA-s njëkohësisht dhe President i Federatës Shqiptare të Futbollit - Armand Duka, Kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut - Masar Omeragiq, dhe Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës – Agim Ademi.

Takimin e nisëm me një vizitë në Komunën e Tetovës ku temë kryesore ishte zhvillimi i punimeve për ndërtimin e stadiumit të qytetit. Pastaj, ashtu siç ishim së bashku, u nisëm drejt stadiumit të qytetit ku nga afër u njoftuam mbi ecurinë e punimeve. Në saje të bashkëpunimit të mirëfilltë që grupacioni Ecolog ka me Komunën këtu pamë se punimet po kryhen sipas standardeve dhe dinamikës së paraparë për këtë projekt.

Përmes një darke solemne këtë takim e përmbyllëm në ambientet e kompanisë sonë Ecolog. Me autoritetet e nderuara të futbollit zhvilluam biseda miqësore e konstruktive ku ndër të tjera e potencova rëndësinë e promovimit të standardeve dhe frymës europiane të futbollit këtu në rajonin tonë. Nga ky takim mbeta i kënaqur për gatishmërinë që ata shprehën për ta mbështetur projektin tonë infrastrukturor sipas kompetencave të FFM dhe UEFA-s, si dhe për zbatimin e standardeve Fair Play si parime bazë të UEFA-s.

Next
Next

Tiranë / Lazim Destani, në pritjen shtetërore me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë.