Prishtinë / Lazim Destani merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B

Nën organizimin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, qindra biznese nga diaspora dhe trojet shqiptare u bashkuan në Prishtinë. Konferenca i zhvilloi punimet për dy ditë me radhë, 15 dhe 16 Maj, ndërsa si qëllim kishte krijimin e lidhjeve të reja ekonomike si dhe forcimin e rrjetëzimit mes bizneseve shqiptare nga e gjithë bota.

Gjatë ditës së parë të Konferencës, shumë biznese zhvilluan mes vete takime të strukturuara B2B, u mbajtën panele diskutimi dhe takime me përfaqësues të institucioneve për të diskutuar potencialin e investimeve dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit.

Në ditën e dytë pjesëmarrësit vizituan disa nga prodhuesit vendor me ç’rast përfaqësuesit e bizneseve të diasporës patën mundësi të njihen për së afërmi me prodhimet vendore. Këto vizita ishin një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave si dhe për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve vendase dhe atyre të diasporës.

Për pjesëmarrjen e tij në këtë Konferencë, Lazim Destani në Facebook shkruan:

Ishte nder dhe kënaqësi pjesëmarrja në hapjen e Konferencës Ekonomike B2B, organizuar nga drejtuesit e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare. Kjo konferencë në Prishtinë ishte një pikë takimi për qindra biznese shqiptare nga trojet tona e nga diaspora.

Konferenca kishte në fokus krijimin e lidhjeve të reja ekonomike, bashkëpunime konkrete, investimet strategjike, si dhe forcimin e rrjetëzimit mes bizneseve shqiptare.

Previous
Previous

Tropojë / Lazim Destani merr pjesë në Konventën Euro-Ballkanike të Alpeve

Next
Next

Dyzeldorf / Lazim Destani, në panelin me temë: “Mundësitë e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut