
Diskutime mbi ekonominë me Ministrin e Shqipërisë për Diasporën
Lazim Destani dhe Pandeli Majko, Ministër i Shqipërisë për Diasporën, në zyrat e familjes Destani në Dyzeldorf kanë diskutuar mbi mundësitë e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Reflektim mbi Pavarësinë e Kosovës
Projekti i pavarësisë së Kosovës është arritja më e madhe e popullit shqiptar pas Pavarësisë së Shqipërisë. Luftërat dhe përpjekjet shekullore për liri e pavarësi fatmirësisht u kurorëzuan me çlirimin e Kosovës. Lufta çlirimtare e popullit shqiptar dhe ndihma nga miqtë tanë në nëntëdhjetë e nëntën i dha fund vuajtjeve duke e hequr qafe përgjithmonë zgjedhën e huaj shekullore. Gjatë viteve të pasluftës dhe sidomos në 10 vjetëshin e fundit, nga shpallja e Pavarësisë, shteti i Kosovës ka ecur përpara, është zhvilluar e fuqizuar dhe sigurisht që në këtë rrugë duhet të vazhdojë me përkushtim akoma më të madh.

Pritje me karakter biznesi në Wirtschaftclub, Dyzeldorf
Lazim Destani, me rastin e fillimit të këtij viti, merr pjesë në një pritje private në Klubin Ekonomik (Wirtschaftsclub) në Dyzeldorf. Ky takim i bëri bashkë 400 mysafirë të shquar nga komuniteti i biznesit, politikanë e gazetarë të rajonit North Rhine-Westphalia.

Lazim Destani nderohet me titullin Doctor Honoris Causa
Lazim Destani, nëpërmjet një ceremonie të veçantë në kuadër të shënimit të 23 vjetorit të Universitetit të Tetovës nderohet me titullin Doctor Honoris Causa. Ky titull i jepet Lazim Destanit për kontributin e tij filantropik në fushën e arsimit, artit dhe sportit.

Delegacioni nga diaspora adreson sfidat e politikave
Lazim Destani priti në takim delegacionin me përfaqësues të lartë nga Shqipëria dhe Kosova që ishin pjesë e konferencës “Dialogu me Diasporën” në Gjermani, organizuar nga ana e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në North Rhine-Westphalia (NRW).

Forumi Ekonomik i Diasporës Shqiptare në Prishtinë
Lazim Destani foli mbi rëndësinë e ligjit dhe rendit, tregjeve efektive dhe marrëdhënieve me investuesit e huaj për rritjen e investimeve në rajon. Këtë pikëpamje ai e paraqiti në Forumin Ekonomik të Diasporës që u mbajt në Prishtinë, ku u takuan së bashku institucionet e larta të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë si dhe asociacionet ekonomike dhe biznesore nga këto vende.

Lazim Destani takoi kryeministrin e Republikës së Afrikës Qendrore
Lazim Destani takoi kryeministrin e Republikës së Afrikës Qendrore (RAQ), Simplice Sarandji. Në këtë takim ata shkëmbyen pikëpamjet e tyre mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në vendet afrikane.

Mbledhja e 22-të Ndërkombëtare, Berlin
I ftuar nga kryeparlamentari gjerman Prof. Dr. Norbert Lammert, Lazim Destani merr pjesë në mbledhjen e 22-të ndërkombëtare në Berlin, organizuar nga Bundestagu Gjerman. Në këtë takim morën pjesë deputetë të Bundenstagut dhe Parlamentit Shtetëror Gjerman, përfaqësues politik të shumë vendeve të botës si dhe figura eminente nga sfera e politikës, biznesit dhe shoqërisë.

Konferenca e ministrave të jashtëm të Europës Juglindore, organizuar nga Instituti ASPEN
Lazim Destani mori pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti ASPEN në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Ambasadën e Çekisë në Berlin.

Memorandum bashkëpunimi me USAID-in
Lazim Destani, kryetar nderi i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim mes Rrjetit dhe USAID-it. Në këtë ceremoni, USAID-in e përfaqësoi James Hope, drejtor i zyrës së kësaj Agjencie në Republikën e Kosovës.

Forumi Ekonomik i Prodhuesve Shqiptarë
Forumi Ekonomik i Prodhuesve Shqiptarë u mbajt në Pejë. Ky forum i solli së bashku një varg entitetesh ekonomike si, Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, etj.. Gjithashtu në takim morën pjesë edhe përfaqësues institucionesh si, kryeparlamentari i Republikës së Kosovës, kryetari i komunës së Ulqinit dhe shumë figura të tjera nga mbarë trevat shqiptare.

Intervistë në gazetën Zëri: Diaspora shqiptare, investimet e huaja dhe stabiliteti politik
Afaristi i mirënjohur i përmasave globale z. Lazim Destani, në cilësinë – Kryetar Nderi i Unionit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, flet për formësimin e idesë së rrjetëzimit dhe efektet shumëdimensionale që mund të prodhojë një strukturë e këtillë. Ky Union i organizuar mirë, sipas modelit ‘të gjithë fitojnë’, sjell përfitime si për bizneset e kompanive që vijnë nga diaspora ashtu dhe për kompanitë e këtushme në trojet shqiptare e të rajonit. Sjell fitime sigurisht dhe rrit mirëqenien e komunitetit në rajon dhe sidomos është i dobishëm për shoqërinë kosovare.

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë
Ahmetaj fton diasporën për investime, pas garës për zonat e lira ekonomike - “Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një treg të përbashkët, pa asnjë pengesë. Pasi barrierat aktuale janë duke u shndërruar, por mund të shndërrohen, edhe në pengesa për zhvillime të tjera pozitive ekonomike mes nesh”, tha Valon Mirati, ministër i Diasporës së Kosovës.

Lazim Destani takoi ambasadorin Walker
Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, i bëri sot një vizitë miqësore biznesmenit dhe filantropit të njohur shqiptarë nga Tetova, Lazim Destani, në hapësirat e kompanisë “Ecolog International”. Vizita e tij i dedikohet përpjekjeve të diasporës shqiptare për të avancuar çështjen e zgjidhjes së problemeve në Ballkan, veçanërisht zgjidhjen e problemeve me të cilat shqiptarët ballafaqohen gjithandej në trojet ku ata jetojnë.