Lazim Destani dhuron dhjetë autoambulanca për spitalet e Maqedonisë së Veriut
Zyra e Lazim Destanit Zyra e Lazim Destanit

Lazim Destani dhuron dhjetë autoambulanca për spitalet e Maqedonisë së Veriut

Kompania Ecolog International, në pronësi të familjes së Lazim Destanit, këto ditë ka dhuruar dhjetë autoambulanca për spitalet e Maqedonisë së Veriut. Autoambulancat janë të kompletuara me pajisjet dhe aparaturën e nevojshme mjekësore, përfshirë edhe pajisjen për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Read More
Lazim Destani, pjesë e aktivitetit për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Remitancave
Zyra e Lazim Destanit Zyra e Lazim Destanit

Lazim Destani, pjesë e aktivitetit për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Remitancave

Sot më 16 qershor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Remitancave, në Tiranë u mbajt aktiviteti i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës me mbështetjen e Bankës së Shqipërisë dhe Ministrit të Shtetit për Diasporën. Ngjarja u organizua në nderim të përpjekjeve të qindra-mijëra migrantëve shqiptarë, të cilët me të ardhurat e tyre sigurojnë një të ardhme më të mirë për familjet e tyre.

Read More
Lazim Destani falënderon Kongresistin Eliot Engel
Zyra e Lazim Destanit Zyra e Lazim Destanit

Lazim Destani falënderon Kongresistin Eliot Engel

Me rastin e përfundimit të punës prej më se 30 vjetësh në Kongresin Amerikan, Lazim Destani e ka çmuar lart dhe e ka falënderuar Kongresistin Eliot Engel për rolin e tij të jashtëzakonshëm në mbrojtje të çështjes shqiptare si dhe për kontributin e tij madhor për demokratizimin e vendeve të Ballkanit në përgjithësi.

Read More
Intervistë e vitit 1992 e Lazim Destanit për shtëpinë televizive TV Art
Zyra e Lazim Destanit Zyra e Lazim Destanit

Intervistë e vitit 1992 e Lazim Destanit për shtëpinë televizive TV Art

Këto ditë nëntori, në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, më sollën në kujtesë ngjarjen e largët të vitit 1992. Në atë vit, me rastin e 80 vjetorit të Pavarësisë u mbajt Festivali mbarëkombëtar në qytetin e Shkupit. Ishte ky Festivali i parë gjithëkombëtar i këngës shqipe që i bëri bashkë gjithë ata artistë, aktorë estrade e këngëtarë nga të gjitha trojet tona. I papërshkrueshëm ishte gëzimi i gjithë atyre spektatorëve që e kishin mbushur sallën e shfaqjes cep më cep.

Read More
Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare shënon një vjetorin e saj
Zyra e Lazim Destanit Zyra e Lazim Destanit

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare shënon një vjetorin e saj

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare kremtoi sot njëvjetorin e themelimit të saj. Një ngjarje kaq e madhe do ishte dukur krejtësisht ndryshe në kushte normale, pra për shkak të situatës së rënduar nga COVID-19 ky përvjetor i parë u shënua përmes një takimi virtual me pjesëmarrjen e më shumë se 100 miqësh, mbështetësish dhe anëtarësh të Dhomës së Biznesit të Diasporës.

Read More
Lazim Destani uron fituesin e çmimit Nobel për Paqe 2020
Zyra e Lazim Destanit Zyra e Lazim Destanit

Lazim Destani uron fituesin e çmimit Nobel për Paqe 2020

Presidenti i Nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Lazim Destani uron fituesin e çmimit të Nobelit për Paqe për vitin 2020. Ky çmim këtë vit u fitua nga Programi Botëror i Ushqimit, me drejtor ekzekutiv David Beasley.

Read More
Gjermani / Lazim Destani vlerëson takimin tradicional letrar “Azem Shkreli”
Zyra e Lazim Destanit Zyra e Lazim Destanit

Gjermani / Lazim Destani vlerëson takimin tradicional letrar “Azem Shkreli”

Sot në Dyzeldorf u mbajt Takimi Tradicional Letrar “Azem Shkreli”. Nën organizimin e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani ky manifestim mbahet për çdo vit në qytete të ndryshme gjermane duke bërë bashkë krijues, artistë e dashamirës të shumtë të fjalës së shkruar.

Read More
Filantropi Lazim Destani financon rehabilitimin e Klinikës Kirurgjike në Shkup
Zyra e Lazim Destanit Zyra e Lazim Destanit

Filantropi Lazim Destani financon rehabilitimin e Klinikës Kirurgjike në Shkup

Filantropi i njohur si dhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, Lazim Destani, sot i bëri një vizitë Klinikës Kirurgjike “Shën Klimenti i Ohrit” për të ndjekur nga afër rrjedhën e punimeve në fazën finale të projektit për rinovimin e kësaj Klinike. Këtë vizitë ai e bëri si përfaqësues i kompanisë donatore, Ecolog International.

Read More
KKD i kërkon Kancelares Merkel liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës
Zyra e Lazim Destanit Zyra e Lazim Destanit

KKD i kërkon Kancelares Merkel liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Në fillimi i këtij muaji Gjermania e ka marrë presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian. Me këtë rast, Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD) i ka dërguar Kancelares gjermane Angela Merkel urimet më të mira si dhe kërkon angazhimin e saj për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Read More
Biznesmenë nga Diaspora dhurojnë komplete testimi për Covid 19
Zyra e Lazim Destanit Zyra e Lazim Destanit

Biznesmenë nga Diaspora dhurojnë komplete testimi për Covid 19

President nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe kompanisë “Ecolog”, Lazim Destanit, Nazmi Viqa nga “ABBRUCH AWR” si dhe Remzi Ejupi i kompanisë “Eurokoha” i kanë dhuruar dy mijë komplete testimi për Covid-19 Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut.

Read More
Lazim Destani takon Konsullin e Kosovës: Mundësi bashkëpunimi për investime
Zyra e Lazim Destanit Zyra e Lazim Destanit

Lazim Destani takon Konsullin e Kosovës: Mundësi bashkëpunimi për investime

Biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani në Dyzeldorf zhvilloi një takim me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, z. Arjan Kashtanjeva. Gjatë këtij takimi ata diskutuan mbi tematika të ndryshme të zhvillimeve në Kosovë dhe mundësinë e bashkëpunimit për investime. Në një postim në facebook Presidenti i Nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare shkruan se ndër të tjera e ka informuar konsullin edhe për aktivitetetin e Këshillit Koordinues të Diasporës si dhe të Dhomës së Biznesit të Diasporës.

Read More