Lazim Destani, në Samitin “BE takon Ballkanin”
SOFJE – Për dy ditë me radhë (26-27 prill) në Sofje i zhvilloi punimet Samiti “Bashkimi Europian takon Ballkanin”, ku u trajtuan tema të ndryshme nga aktualiteti si, lufta në Ukrainë, apo çështjet e zgjerimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.
Dhoma e Biznesit të Diasporës prezanton: Perspektiva të reja investimi në atdhe
Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare ka organizuar ditën e sotme një takim në Tiranë me partnerë, donatorë dhe palët e interesit ku prezantoi “Perspektivat e reja të investimit në atdhe”.
Lazim Destani në Odën Ekonomike të MVP: Me rëndësi bashkëpunimi në treva
Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Z. Lazim Destani ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me z. Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.
Oda Ekonomike vlerëson Lazim Destanin për mbështetjen e bizneseve në Diasporë
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka mbajtur ditën e sotme eventin e përvitshëm “Top 100™”. Emër ky i cili tashmë është edhe i mbrojtur me markë tregtare. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm figura eminente të biznesit dhe politikës nga vendi dhe rajoni. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës, sipërmarrësi dhe filantropi Lazim Destani i cili u vlerësua edhe me çmimin e mirënjohjes për afirmimin e biznesit shqiptar në Diasporë.
Shkodër/ Lazim Destani nderohet me çmimin “Nënë Tereza”
Presidenti i nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës, sipërmarrësi dhe filantropi Lazim Destani është nderuar ditën e sotme me çmimin “Nënë Tereza”. Ky çmim iu akordua z. Lazim Destani në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara në takimin tradicional “Takimi i Shkodrës”, organizuar nga “Gazeta e Alpeve” dhe Bashkia e qytetit të Shkodrës.
Lazim Destani në “Takimin e Shkodrës”: Bashkëpunimi do t’i mbajë afër shqiptarët
U zhvillua paraditen e sotme aktiviteti vjetor “Takimi i Shkodrës”. Qyteti i Shkodrës ka bërë bashkë personalitete të ndryshme nga trevat tona, veprimtarë e figura të shquara nga jeta kulturore, shoqërore e politike, në një tryezë diskutimi për forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e zhvillimit ekonomiko-social.
Lazim Destani dhuron dhjetë autoambulanca për spitalet e Maqedonisë së Veriut
Kompania Ecolog International, në pronësi të familjes së Lazim Destanit, këto ditë ka dhuruar dhjetë autoambulanca për spitalet e Maqedonisë së Veriut. Autoambulancat janë të kompletuara me pajisjet dhe aparaturën e nevojshme mjekësore, përfshirë edhe pajisjen për trajtimin e pacientëve me Covid-19.
Lazim Destani merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Vendet e Ballkanit – Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”
Biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani ndodhet këto ditë në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku po merr pjesë në konferencën dy-ditëshe që mbahet më 1-2 korrik, “Vendet e Ballkanit – Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”.
Lazim Destani, pjesë e aktivitetit për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Remitancave
Sot më 16 qershor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Remitancave, në Tiranë u mbajt aktiviteti i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës me mbështetjen e Bankës së Shqipërisë dhe Ministrit të Shtetit për Diasporën. Ngjarja u organizua në nderim të përpjekjeve të qindra-mijëra migrantëve shqiptarë, të cilët me të ardhurat e tyre sigurojnë një të ardhme më të mirë për familjet e tyre.
Censusi në Maqedoninë e Veriut/ Lazim Destani thirrje Diasporës për regjistrim
Lazim Destani i bën thirrje shtetasve nga Maqedonia e Veriut që jetojnë jashtë shtetit të regjistrohen sa më parë pasi procesi përfundon më 21 prill.
Lazim Destani mbështet botimin e librit, Demografia e Kosovës
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës ka promovuar sot librin “Demografia e Kosovës” me autor, Akadmik Hivzi Islami. Shtypjen e kësaj vepre shkencore e financoi filantropi Lazim Destani.
Lazim Destani falënderon Kongresistin Eliot Engel
Me rastin e përfundimit të punës prej më se 30 vjetësh në Kongresin Amerikan, Lazim Destani e ka çmuar lart dhe e ka falënderuar Kongresistin Eliot Engel për rolin e tij të jashtëzakonshëm në mbrojtje të çështjes shqiptare si dhe për kontributin e tij madhor për demokratizimin e vendeve të Ballkanit në përgjithësi.
Lazim Destani, në takimin e fund-vitit të Dhomës së Biznesit të Diasporës
Dje, më 21 dhjetor, u mbajt takimi përmbyllës për vitin 2020 i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare me ç’rast në përgjithësi u evidentuan aktivitetet e kryera gjatë vitit që po e lëmë pas si dhe synimet e Dhomës për vitin e ardhshëm.
Lazim Destani në Konferencën mjekësore ndërkombëtare: Jeni heronjtë e këtij viti.
Konferenca mjekësore ndërkombëtare multi-disiplinare, një bashkëpunim i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani me ACMS (Albanian Committee of Medical Students) dhe Shoqatës Mjekësore Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar u zhvillua për tri ditë rresht me referues dhe të ftuar nga e gjithë bota.
Intervistë e vitit 1992 e Lazim Destanit për shtëpinë televizive TV Art
Këto ditë nëntori, në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, më sollën në kujtesë ngjarjen e largët të vitit 1992. Në atë vit, me rastin e 80 vjetorit të Pavarësisë u mbajt Festivali mbarëkombëtar në qytetin e Shkupit. Ishte ky Festivali i parë gjithëkombëtar i këngës shqipe që i bëri bashkë gjithë ata artistë, aktorë estrade e këngëtarë nga të gjitha trojet tona. I papërshkrueshëm ishte gëzimi i gjithë atyre spektatorëve që e kishin mbushur sallën e shfaqjes cep më cep.
Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare shënon një vjetorin e saj
Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare kremtoi sot njëvjetorin e themelimit të saj. Një ngjarje kaq e madhe do ishte dukur krejtësisht ndryshe në kushte normale, pra për shkak të situatës së rënduar nga COVID-19 ky përvjetor i parë u shënua përmes një takimi virtual me pjesëmarrjen e më shumë se 100 miqësh, mbështetësish dhe anëtarësh të Dhomës së Biznesit të Diasporës.
Lazim Destani me deputetin gjerman Beyer, diskutime mbi integrimin dhe Diasporën
Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporësm, Lazim Destani është takuar me deputetin e Budenstagut gjerman, Peter Beyer. Ata diskutuan dhe shkëmbyer mendime mbi tema të ndryshme që lidhen me Ballkanin Perëndimor, si dhe Diasporën Shqiptare në Gjermani.
Lazim Destani pjesë e forumit ballkanik mbi Antisemitizmin
Këtë të mërkurë u mbajt Forumi Ballkanik mbi Antisemitizmin, unik në llojin e vet. Forumi u organizua nga Combat Anti-Semitism Movement në bashkëpunim me Parlamentin e Shqipërisë.
Lazim Destani uron fituesin e çmimit Nobel për Paqe 2020
Presidenti i Nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Lazim Destani uron fituesin e çmimit të Nobelit për Paqe për vitin 2020. Ky çmim këtë vit u fitua nga Programi Botëror i Ushqimit, me drejtor ekzekutiv David Beasley.
Lazim Destani takohet me Hashim Thaçin: Qëllimi i KKD-së zhvillimi i vendlindjes
Filantropi dhe sipërmarrësi Lazim Destani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi. Në takimin e mbajtur në ambientet e Klubit Ekonomik të Dyzeldorfit morën pjesë edhe shumë sipërmarrës dhe biznesmenë nga Landi Nordrhein-Westfalen.
