Lazim Destani viziton Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjermani
Me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës Lazim Destani e vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, e hapur rishtazi në Landin, North Rhine-Westphalia (NRW). Fillimisht, z. Destani e përgëzoi Konsullin Kashtanjeva për hapjen e kësaj Konsullate të Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjermani si dhe stafit të Konsullatës ia shprehu urimet e tij të përzemërta për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, z. Destani e njohu Konsullin Arjan Kashtanjeva me funksionimin e Këshillit Koordinues të Diasporës, të krijuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, si dhe me rolin e tij si anëtar i këtij Këshilli ku i përfaqëson interesat e diasporës shqiptare në Gjermani.
Destani and Kashtanjeva gjithashtu diskutuan e shkëmbyen mendime rreth bashkëpunimit mes vete për ta mbështetur diasporën shqiptare në Gjermani në mbrojtje të interesave të tyre. Me këtë rast z. Destani tha:
“Kjo përfaqësi konsullare diplomatike do të sjellë lehtësira për diasporën tonë këtu duke u ofruar atyre shërbime më të mira e më efikase. Për t’i shërbyer sa më mirë diasporës, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Dyzeldorf gjithmonë do ta ketë përkrahjen time.”
Më tej ai shtoi se, Landi NRW është me industri dhe ekonomi shumë të zhvilluar dhe si i tillë ofron mundësi bashkëpunimi ekonomik e tregtar Gjermani-Kosovë si dhe paraqet mundësi të mira për nxitjen e sipërmarrësve të ndryshëm për të investuar në Kosovë.
Konsulli Kashtanjeva e falënderoi z. Destani për vizitën që i bëri Konsullatës si dhe e çmoi lart gatishmërinë e tij për bashkëpunim në të gjitha drejtimet, në mbështetje të Diasporës Shqiptare në Gjermani.