Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar viziton Ecolog-un
Kryetari i Bordit Këshillëdhënës të Ecolog-ut, z. Lazim Destani, në zyrat e kompanisë në Tetovë e priti për vizitë Ambasadoren britaneze në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Saj Rachel Galloway. Përkushtimi i tij i vazhdueshëm për të luftuar problemin e papunësisë së të rinjve që e ka shtrënguar tash e sa kohë Ballkanin Perëndimor ishte fokus i takimit me Ambasadoren. Rëndësia e çuarjes përpara të marrëdhëneve të shkëlqyera mes Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ishte gjithashtu njëra nga temat e diskutimit.
“Rritja e marrëdhënieve mes dy vendeve tona nuk është e rastësishme” tha z. Destani. “Unë gjithmonë e kam përkrahur paqen dhe stabilitetin në rajon për ta shmangur ‘Ikjen e trurit’, fenomenit që si rezultat i konflikteve ka kapluar Europën Juglindore. Marrëdhëniet tona me Mbretërinë e Bashkuar janë një ndihmesë për ta arritur këtë. Me iniciativat e fuqishme në sferën e arsimit e të tregtisë mes Britanisë dhe interesave të kohës së fundit të Maqedonisë së Veriut, paqja dhe siguria kanë çuar drejt realizimit të synimeve ekonomike ambicioze. Kjo e ka ndihmuar rritjen e zhvillimit në shumë sektorë të arsimit e të ekonomisë”.
z.Destani vijon ta këshillojë Ecolog-un nga pozita e tij Kryetar i Bordit Këshillëdhënës. Shkëlqesia e Saj Znj. Galloway për më se një vit është Ambasadorja e Britananisë në Maqedoninë e Veriut. Kjo ishte vizita e saj e parë në këtë kompani të nivelit global.