Lazim Destani merr pjesë në Samitin e Dytë të Diasporës Shqiptare
Lazim Destani mori pjesë në Samitin e dytë të Diasporës Shqiptare, që me mbështetjen e autoriteteve shtetërore i zhvilloi punimet këto ditë në Tiranë. Në ceremoninë e hapjes së Samitit ishin prezent autoritete shtetërore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut si dhe përfaqësues të shumtë nga komuniteti i biznesit të diasporës shqiptare.
Lazim Destani në Forumin Ekonomik të Vienës
Lazim Destani mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vienës që këto ditë i zhvilloi punimet mbi temën “Bashkëpunimi Rajonal si pjesë e Integrimit Europian. Digjitalizimi në Ballkan”. Ky Forum jubilar, i 15-ti me radhë, i zhvilloi punimet nën patronazhin e kancelarit austriak, Sebastian Kurz, ndërsa morën pjesë krerët e qeverive të rajonit të Ballkanit si dhe përfaqësues të shquar të ekonomisë e të biznesit.
Lazim Destani viziton Universitetin e Europës Juglindore
Këto ditë në Tetovë, filantropi Lazim Destani vizitoi Universitetin e Europës Juglindore ku e priti Akademiku, Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i zgjedhur rishtas në postin e rektorit të këtij universiteti. Lazim Destani e uroi rektorin Bexheti për detyrën e tij të re duke i dëshiruar punë të mbarë në postin e drejtuesit të këtij institucioni të arsimit sipëror. Lazim Destani me këtë rast shprehu vlerësimin e tij për punën e universitetit, ‘Universiteti i Europës Juglindore gjatë punës shumëvjeçare të kësaj vatre të dijes ka nxjerrë kuadro të nivelit të lartë të cilët sot konkurrojnë në tregun e punës dhe japin kontribut për shoqërinë.’
Inagurimi i Rinovimit të varrezave të qytetit të Tetovës
Lazim Destani mori pjesë në ceremoninë inauguruese të përfundimit të punimeve për Rinovimin e Varrezave të Tetovës. Ishte ky një projekt që u realizua me mbështetje nga vet filantropi Destani dhe familja e tij. Ndër pjesëmarrësit në këtë ceremoni ishte edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi si dhe kreu i Myftinisë së Tetovës, Qani Nesimi, i cili njëkohësisht ishte dhe nikoqir i ngjarjes.
Flamuri amerikan valëvitet në Capitoll Hill për nder të Lazim Destanit
Një ditë pas festës së Pavarësisë, Eliot Engel në Nju Jork i dhuron Lazim Destanit flamurin amerikan i cili, për të nderuar biznesmenin dhe filantropin shqiptar, u valëvit mbi Kongresin Amerikan në 4 Korrik, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tryezë e Rrumbullakët në Londër, Siguria në Ballkanin Perëndimor
Lazim Destani mori pjesë në Forumin me temë, Siguria në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga European Leadership Network (ELN) që u mbajt në fillim të këtij muaji në Londër.Forumi për Sigurinë në Ballkanin Perëndimor i zhvilloi punimet në Dhomën e Lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë takim dy-ditësh morën pjesë personalitete të shquara nga jeta politike e diplomatike si, Lord Des Browne – ish sekretar i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësues të Dhomës së Lordëve e të Parlamentit Britanik, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme Britanike, përfaqësues të Parlamentit të OSBE-së, si dhe përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bullgaria.
Takim i degëve europiane të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare
Lazim Destani ishte nikoqir dhe pjesëmarrës në takimin e kryesive të degëve europiane të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare (RrBDSh) që këto ditë u mbajt në Dyzeldorf.
Në këtë takim, të kryesuar nga kryetari i Rrjetit për Europë Yll Blakaj, kryetarët e degëve nga vendet përkatëse europiane prezantuan progresin e arritur gjatë këtij viti afarist si dhe paraqitën propozime duke shtjelluar projekt-idetë e tyre nga sfera të ndryshme për investime në projekte konkrete në rajonin e Ballkanit.
Lazim Destani takon në Dyzeldorf Fituesin e Çmimit Nobël për Paqë, Kailash Satyarthi
Lazim Destani ka zhvilluar diskutime me aktivistin e të drejtave të fëmijëve dhe fitues i Çmimit Nobël për Paqe, indianin Kailash Satyarthi, te Klubi ekonomik në Dyzeldorf.
Z. Lazim Destani uron ekipin për sezonin historik
Me rastin e mbylljes të sezonit garues 2017/2018 në të cilin KF Shkëndija dominoi si asnjëherë më parë duke fituar trofetë në kampionat dhe Kupë, z. Lazim Destani uron ekipin dhe tifozët për kampanjën historike.
Konferenca “Diaspora flet”, në Prishtinë
Lazim Destani, Kryetar Nderi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare mori pjesë në konferencën “Diaspora Flet” e cila u mbajt në Prishtinë nën organizimin e Organizatës joqeveritare ‘Germin’. Në këtë konferencë katër-ditëshe, në kuadër të nismës për Dialogun e Strukturuar, u trajtuan tema të ndyshme që kanë të bëjnë me diasporën shqiptare, me synim nxitjen e dialogut të strukturuar për ndërtimin institucional të raporteve mes diasporës dhe trojeve të tyre të origjinës.
Takimi i parë i anëtarëve Premium të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane
Lazim Destani, i ftuar si Kryetar Nderi i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, mori pjesë duke i ndjekur punimet e takimit të parë të anëtarëve Premium të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane që u mbajt në Gjermani. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të rreth 60 bizneseve Premium nga më se 300 biznese, anëtarë të Unionit të Bizneseve të Diasporës.
Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Shqiptare në Botë, në Zagreb të Kroacisë
Lazim Destani me ftesë të Lidhjes Shqiptare në Botë, mori pjesë në kuvendin zgjedhor të Lidhjes, në Zagreb të Kroacisë. Atje ai takoi vëllezërit Mikel e Simon Kuzhnini si dhe drejtuesit e tjerë të kësaj organizate.
Në këtë ngjarje ishin prezent shumë bashkathdhetarë të z.Destani, nga Kroacia, Gjermania e nga vende të tjera europiane. I pranishëm gjithashtu ishte edhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.
Festa e ditëlindjes së Mbretëreshës dhe 25 vejtori i marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar
Lazim Destani, i ftuar në festën e ditëlindjes së Mbretëreshës, ishte pjesë e këtij manifestimi të organizuar nga Ambasada e Britanisë në Maqedoni. Ngjarja që shënoi ditëlindjen e nëntëdhjetedytë të Mbretëreshës mblodhi nga rajoni shumë njerëz me ndikim, përfshirë Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, kryetarë komunash, përfaqësues diplomatik, përfaqësues të mediave e të biznesit.
Diksutime për projekte konkrete të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare
Lazim Destani, në hapësirat e Wirschaftclub në Dyzeldorf, priti delegacionin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare të kryesuar nga kryetari i Rrjetit, Nazar Mehmeti. Këtë vizitë Mehmeti e realizoi së bashku me disa nga anëtarët e strukturës drejtuese të Rrjetit, si kryetari për Europë, Yll Blakaj, sekretari i përgjithshëm i Rrjetit, Ismet Smajli, drejtori, Naim Dedushaj si dhe nënkryetari për Finlandë, Omer Nura.
Diskutime mbi ekonominë me Ministrin e Shqipërisë për Diasporën
Lazim Destani dhe Pandeli Majko, Ministër i Shqipërisë për Diasporën, në zyrat e familjes Destani në Dyzeldorf kanë diskutuar mbi mundësitë e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
Reflektim mbi Pavarësinë e Kosovës
Projekti i pavarësisë së Kosovës është arritja më e madhe e popullit shqiptar pas Pavarësisë së Shqipërisë. Luftërat dhe përpjekjet shekullore për liri e pavarësi fatmirësisht u kurorëzuan me çlirimin e Kosovës. Lufta çlirimtare e popullit shqiptar dhe ndihma nga miqtë tanë në nëntëdhjetë e nëntën i dha fund vuajtjeve duke e hequr qafe përgjithmonë zgjedhën e huaj shekullore. Gjatë viteve të pasluftës dhe sidomos në 10 vjetëshin e fundit, nga shpallja e Pavarësisë, shteti i Kosovës ka ecur përpara, është zhvilluar e fuqizuar dhe sigurisht që në këtë rrugë duhet të vazhdojë me përkushtim akoma më të madh.
Pritje me karakter biznesi në Wirtschaftclub, Dyzeldorf
Lazim Destani, me rastin e fillimit të këtij viti, merr pjesë në një pritje private në Klubin Ekonomik (Wirtschaftsclub) në Dyzeldorf. Ky takim i bëri bashkë 400 mysafirë të shquar nga komuniteti i biznesit, politikanë e gazetarë të rajonit North Rhine-Westphalia.
Lazim Destani nderohet me titullin Doctor Honoris Causa
Lazim Destani, nëpërmjet një ceremonie të veçantë në kuadër të shënimit të 23 vjetorit të Universitetit të Tetovës nderohet me titullin Doctor Honoris Causa. Ky titull i jepet Lazim Destanit për kontributin e tij filantropik në fushën e arsimit, artit dhe sportit.
Delegacioni nga diaspora adreson sfidat e politikave
Lazim Destani priti në takim delegacionin me përfaqësues të lartë nga Shqipëria dhe Kosova që ishin pjesë e konferencës “Dialogu me Diasporën” në Gjermani, organizuar nga ana e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në North Rhine-Westphalia (NRW).
Forumi Ekonomik i Diasporës Shqiptare në Prishtinë
Lazim Destani foli mbi rëndësinë e ligjit dhe rendit, tregjeve efektive dhe marrëdhënieve me investuesit e huaj për rritjen e investimeve në rajon. Këtë pikëpamje ai e paraqiti në Forumin Ekonomik të Diasporës që u mbajt në Prishtinë, ku u takuan së bashku institucionet e larta të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë si dhe asociacionet ekonomike dhe biznesore nga këto vende.
